Ndryshime në Kushtetutë për Metën/ PS: Mekanizëm zhbllokues për betimin e gjyqtarëve - Vizion Plus

2020-08-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot mbushen 4 vjet nga miratimi i reformes ne drejtesi dhe mazhoranca eshte e gatshme te nderhyje serish ne Kushtetute ne kuader te kesaj reforme, por kete here per te shmangur perplasjet me Presidentin e Republikes Ilir Meta.Kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja paralajmeroi qe bashke me nderhyrjet ne Kushtetute per sistemin zgjedhor te miratohet edhe mekanizmi zhbllokues qe rregullon rastet kur presidenti refuzon te zhvilloje ceremonine e betimit per gjyqtaret.Ne fillim te ketij viti mazhoranca vendosi nje mekanizem zhbllokimi per rastet kur presidenti nuk zhvillon ceremonine e betimit duke parashikuar betimin me shkrim, nje rruge qe ndoqi Arta Vorpsi.Presidenti i Republikes refuzoi ta dekretoje kete ligj dhe te dy palet iu drejtuan Komisionit te Venecias. Ekspertet e Venecias vune ne dukje se nuk mund te kufizosh me ligj nje kompetence qe eshte parashikuar ne Kushtetute.Per kete arsye socialistet miratuan dekretin presidencial dhe duke qene se kane te gjitha votat e nevojshme per te nderhyre ne kushtetute jane te gatshem ta vendosin kete mekanizem zhbllokimi ne ligjin themeltar te shtetit.Nderkaq mazhoranca ka rrezuar presidentin Meta dhe dekretin e tij per rishqyrtimin e nje tjeter ligji te reformes ne drejtesi, ate per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve.Ne kete ligj parashikohet nje mekanizem zhbllokimi per ceremonine e betimit per anetaret e Gjykates se Larte, Prokurorit te Pergjithshem, nderkohe qe i hiqet presidentit e drejta per te zhvilluar ceremonine e betimit per prokuroret e SPAK.