Shpërthim tritoli në Laprakë. Eksplozivi ne deren e nje banese, vetem deme materiale - Vizion Plus

2020-08-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbardhet ngjarja e rëndë që tronditi sot në orët e para të mengjesit Tiranës, ku një sasi tritoli shpërtheu në derën e banesës së Gjergji Llazit. Policia ka arrestuar autorin e ngjares kun ë pranga ka rënë 26 vjeçari Engjell Myslimi.47-vjeçari tha para policisë se pak pas mesnate në derë të shtëpisë dëgjoi një zhurmë të fuqishme. Ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët ishin në gjumë. Shpërthimi i gati 100 gramë tritol në derën e jashtme të banesës shkaktoi një zhurmë shumë të madhe por ata nuk dolën nga banesa derisa erdhi policia.Llazi prej 15 vitesh jetonte në zonën e Laprakës në këtë apartament, ndërsa shton se ka punuar si taksist dhe bojaxhi por asnjëherë nuk është konfliktuar me askënd.Sipas policisë, ngjajra ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes djalit të Llazit dhe autori.Vetë Myslimi ka pranuar autorësinë e krimit në dëshminë e tij para policisë.