Pas zgjedhjeve, ministrat në gjumë!

2020-08-02 1

Angazhimet gjatë fushatës parazgjedhore për partitë amë si duket kanë shteruar ?bateritë? e krerëve të dikastereve qeveritare. Gati një javë pas ditës së votimit, ekipi i TV ALSAT vizitoi disa ministri, por asnjërin nga Ministrat nuk gjeti në kabinet. Në komunikim me zyrtarët, ata thanë se nuk kanë marrë pushimin vjetor. Por portierët na thanë se shefat e tyre nuk janë paraqitur fare në punë.

Ministria e Ekonomisë :

Portieri: Nuk paraqitet askush!

Gazetari: Do të thotë nuk janë në zyrë as ministri e as zëvendësministri?

Portieri: Po sigurisht, pasi nuk u paraqit sekretarja.

Gazetari: Nuk janë paraqitur as në punë?

Portieri: Ministri sigurt që nuk është këtu!?




Pas Ministrisë së Ekonomisë, bosh ishte edhe Ministria e Arsimit.




Ministria e Arsimit:

?Gazetari: A ka ardhur, a është paraqitur në punë?

Portieri: Ministri? Gazetari: Po!

Portieri: Të shoh sepse në mëngjes nuk më kanë kërkuar lift të siguroj për të!           

Portieri: Sekretarja nuk po e di, qenka dëgjuar më të dhe i paska thënë se është diku në takim.?

?Ndonëse nga kabineti i Ministrisë së Financave na thanë se si ministrja ashtu edhe zëvendës-ministrja janë në vend të punës, këtu para Ministrisë pamë që as Nina Angellovska dhe as Shirete Elezi sot nuk janë paraqitur në punë.?




Ministria e Financave: 

?Gazetari: A kanë ardhur në punë?

Portieri: Jo nuk është këtu, sekretarja posa doli, mundeni me të flisni!

Gazetari: A ishte në punë në mëngjes?

Portieri: Jo, nuk ishte fare në punë!

Portieri: Nuk ka asnjë as te zëvendësministrja.?

Angellovska dhe Elezi, në një përgjigje me shkrim na thanë se pushimin vjetor planifikojnë të marrin gjatë muajit gusht.

Ndërkaq, në Ministrinë e Punës dhe Politikës sociale thanë se zëvendësministri nuk është në kabinet.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale:

?Portieri: Nuk paraqitet askush!

Gazetari: Nuk lajmërohen?

Portieri: Ja dëgjoje ...!

Gazetari: A kanë ardhur në mëngjes në punë apo fare nuk janë paraqitur?

Portieri: Të gjithë kanë ardhur këtu, por ju nuk na keni njoftuar se do të vini!?

Ankesa të shumta në redaksinë tonë kanë ardhur nga qytetarë dhe të punësuar, për ngecjen e punës nëpër këto institucione në mungesë të shefave të tyre në vendet e punës. Ka një javë që as Ministri i Shëndetësisë nuk ka dalë në konferencë për media për situatën me pandeminë.

Adnan Qaili