Top News - “Do përballet me pasoja”/ Kina për Anglinë: Mos ndërhyni në punët tona!

2020-08-02 0

Kina paralajmëroi Mbretërinë e Bashkuar se do të përballet me pasoja, nëse vazhdon ?të ndjekë rrugën e gabuar? sa i përket Hong Kongut.


Një ditë më parë, Londra pezulloi traktatin e ekstradimit me ish-koloninë e saj për shkak të një ligji të ri të sigurisë atje, i cili i jep Pekinit më shumë fuqi. Në përgjigje të këtij veprimi, ambasadori kinez në Britani tha se kjo e fundit ?ka ndërhyrë hapur? në punët e Kinës.

?Kina asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar duhet ta bëjë të njëjtën gjë me Kinën?, deklaroi ambasadori Liu Xiaoming.

Përpara pak kohësh, kryeministri britanik, Boris Johnson, u zotua se do t?i ofrojë tre milionë banorëve të Hong Kongut mundësinë për t?u vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke u lejuar atyre që të aplikojnë edhe për nënshtetësinë britanike. Kritikët thonë se ligji i ri i sigurisë në Hong Kong miratuar nga Pekini e që kriminalizon një sërë veprash, ligji mund të bëjë që protestuesit pro demokracisë në rajon të vuajnë dënime të përjetshme. Hong Kongu ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 1997, kur i është dorëzuar Kinës në bazë të parimit ?një shtet, dy sisteme?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#China#England#TopChannel

Free Traffic Exchange