Protestë e bizneseve në bregdet/ Kundër vendimit të qeverisë që ndalon muzikën: Penalizon turizmin

2020-08-02 9

Për shumë subjekte dhe turiste, mbrëmjet në bregdet nuk mund të kuptohen pa muzikë dhe argëtim, po pandemia dhe mosrespektimi i rregullave anti-covid ka ndëshkuar sezonin turistik edhe në këtë drejtim duke e rënduar më tej situatën në këtë sektor.


Për kryetarin e shoqatës së turizmit në Durrës ky është një sezon i pazakontë dhe të gjithë janë të vetëdijshëm se do të ketë dhe mungesa.

Eduard Xhepa, kryetar i ATA, Durrës: Sektori i turizmit ka kohë që është i goditur dhe është shumë i dobët për shkak të shumë arsyeve. Industria e turizmit duhet të zbatojë rregullat e protokollet që të kthehemi sa më shpejt në normalitet. Patjetër që ky vendim do të ndikojë, po këto nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Megjithëse numri i turistëve është i vogël dhe janë vendas më shumë, po janë të gjithë të vetëdijshëm që shumë gjëra do t?i kemi mangut këtë vit për shkak të grumbullimeve.'?

Pushuesit ndahen në dy kategori: ata që e përshëndesin vendimin e qeverisë për të mbyllur klubet e natës dhe ndërprerë muzikën pas orës 20.00, dhe ata që mendojnë se ky vendim duhet rishikuar.

?Për klubet e natës jam dakord, po për muzikën pas orës 20.00 nuk më duket e drejtë. Ne kjo na mban gjallë. Ajri, deti, muzika dhe këtë e quajmë shërim në këtë periudhë covidi. Muzika na argëton dhe duhet lejuar deri në orën 24.00, po gjithmonë vetëm në ambjente të hapura.?

?Njerëzit janë të stresuar nga pandemia, po nuk të lë kush me e shiju. Muzikën e duan të rinjtë, po dhe mosha jonë. Për të rrezikuar dhe ku janë të grupuar si në fasoneri i lejojnë. Atje ku i intereson shtetit i lë hapur. ?

?Për mua është shumë i drejtë dhe grumbullimet nëpër lokale s?janë të mira. Unë vij nga Franca dhe atje është i njëjti vendim. Mirë është që askush të mos shkojë në spital se atje nuk i dihet.?

?Është vendim i drejtë në mënyrë që të ruhemi nga kjo pandemi.?

Velipojë

Edhe në Velipojë, nuk është pritur mire, vendimi i qeverise për ndalimin e muzikës në bare dhe restorante pas orës 20:00. Operatoret turistik thonë se kjo mase penalizon turizmin pasi pushuesit në këto kohë kërkojnë pak argëtim. Sipas tyre, qeveria duhet të bllokojë muzikën vetëm në ambjente të mbyllura.

Shëngjin

Ky është viti me i vështirë qe po kalojnë bizneset ne Shëngjin për shkak te situatës se shkaktuar nga pandemia covid 19. Ndalimi i muzikës mbas orës 20 do te ndikojë edhe me shumë ne ekonomi dhe për bizneset do te thotë te jesh gjysmë i mbyllur.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij in...