Gazetari Qyno: E dinte se s'do kalonte vettingun, Gjin Gjoni dha dorëheqjen pasi u njoh me raportin

2020-08-02 0

Gjyqtari Gjin Gjoni sot vendosi që të jepte dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë nga frika e vettingut. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se gjyqtari e dha dorëheqjen pasi iu dorëzua raporti me konkluzionet që kanë dalë nga hetimi dhe vlerësimi në tre kriteret. Sipas tij, konkluzionet negative detyruan gjyqtarin të japë dorëheqjen.

"Raporti dhe konkluzionet me të cilat është njohur duket se e kanë detyruar që të japë dorëheqjen. E ka kuptuar që raporti për vlerësimin e tij pasuror, moral dhe profesional ka ardhur negativ duke nënkuptuar se nuk do të kalonte në këto kushte ka vendosur që të japë dorëheqjen.

Ka shumë gjyqtarë që pasi janë njohur me raportin e vlerësimit ka vendosur që të mos përballet, por të largohet. Për arsye se nuk duan të evidentojnë pasurinë dhe shkeljet e të dhënat e tjera personale të mos publikohen në media.

Gjin Gjoni është një gjyqtar që me vendimet e tij ka ngjallur debat edhe për ekstradimet duke krijuar konflikte mes shteteve. I referohem një vendimi për një shtetasit turk që e kërkonte drejtësia gjermane, pasi u vendos 40 ditë burg, Gjin Gjoni e liroi në arrest shtëpi, por ai nuk kishte shtëpi në Tiranë.

Ai u arratis dhe nuk është kapur edhe sot. Në atë periudhë krijoi debat mes shteteve. Por kemi edhe raste të tjera, ku Gjin Gjoni është debatuar fort dhe ndjeshëm" tha ai.