Report TV - 'Nuk mund t'i uroja duarbosh', Veliaj: 150 milionë lekë shpërblim për ekipin e Tiranës

2020-08-02 0

Veliaj ka mbajtur premtimin e bërë dje ku thonte se do të akordonte një shpërblim për ekipin e Tiranës që u shpall kampion në Superligë. Sot bashkia e Tiranës në mbledhjen e këshillit bashkiak ka miratuar këtë shpërblim, ndërsa Veliaj thotë se nuk mund ta uronte fituesin duarbosh.

?Ky shpërblim do të shkojë për të gjithë skuadrën, jo vetëm për ata 11 që zbresin në fushë. Pavarësisht se është një ekip kryesor që del në fushë, ky është vendimi i parë me një urim të përzemërt për Tiranën. E di që shumë veta thoshin dje pse s?ka bërë urim Lali Eri si ca politikanë të tjerë, por politikanët e tjerë ndoshta fjalët i kanë të tepërta, kur flasim ne të bashkisë, urimet nuk bëhen me duart bosh, por me duart plot, teksa bëmë edhe një analizë me klubin se çfarë do të ishte një shpërblim i arsyeshëm.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që kupa e Kampionatit, trofeu vazhdon dhe rri në Tiranë pas Partizanit vjet. Kjo është arsyeja pse i kam propozuar Këshillit Bashkiak që ne të japim një shpërblim 150 milionë lekë, që është ndoshta shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë nga një Bashki për një trofe dhe për ekipin e futbollit ku Bashkia në fjalë është aksionere,?- theksoi Veliaj.

Bashkia e Tiranës është aksionere me 36% në ekipin e Tiranës.