Frika nga Vettingu, Gjin Gjoni jep dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë: Jam sulmuar nga qeveria

2020-08-02 5

TIRANE-Gjyqtari Gjin Gjoni ka dorëzuar dorëheqjen për largimin nga sistemi i drejtësisë. Gjoni, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës i ka nisur letrën e dorëheqjes Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kërkesa ende nuk ka mbërritur në KLGJ. Aktualisht Gjoni është hetim administrativ por ende nuk është përballur ende me vettingun. Pikërisht me këtë fakt lidhet edhe lëvizja e fundit për të ikur nga sistemi i drejtësisë. Gjoni e ka dorëzuar dorëheqjen për shkak se ai gjykon se procesi i vettingut me të cilin ende nuk është përballur nuk është i barabartë dhe sipas gjyqtarit procesin e rivlerësimit e kalojnë të gjithë ata që i shërbejnë politikës. Report Tv ka siguruar letrën me argumentet që ka përdorur Gjoni për të justifikuar largimin para vettingut.

"Përgjatë 27 viteve i kam shërbyer me devotshmëri vetëm kushtetutës dhe ligjit. Kam ditur t'i qëndroj me profesionalizëm presionit. Prej kohësh sistemi i drejtësisë është në kolaps. Lëvizjet dhe sita e vettingut nuk ka të njëjtat parametra, dhe as kritere të barabarta për të gjithë, nëse je shërbëtor i politikës, nëse firmos dhe vulos pa menduar, nëse je shpallur më parë armik i partisë nuk shihesh me sy të mirë dhe përfundon në rrugë.Për 7 vite me radhë i jam nënshtruar sulmeve politike ngapërfaqësues të pushtetit ekzekutiv. E vetmja mënyrë që ka mbetur për t'i shërbyer publikut është që të dorëhiqem duke mos lënë padrejtësinë që të marrë përpara këdo vetëm nga frika e 'pushkatimit pa gjyq'. Trupa që më gjykon mua dhe kolegët e mi, është në nivel që lë për të dëshiruar, 80% kanë qenë nëpunës të kësaj administrate" shkruan Gjoni. Pra frika nga vettinguka shtyrë gjyqtarin e anatemuar, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga ndërkombëtarët që të japë dorëheqjen nga drejtësia. Tashmë pritet përgjigja e KLGJ-së.