Lajme Arkiva 2000
Çdo ditë në burgun e Tiranës 313 presin dhjetëra familjarë për të takuar njerëzit e tyre të burgosur. Dikush takon vëllain, burrin apo djalin. Dy takime në muaj nga 30 minuta, kjo është mundësia që kanë të arrestuarit për t'u takuar me njerëzit e tyre të afërm. Drejtori i burgut 313 Xhemal Qefalia, tregon se gjithçka zhvillohet sipas rregullave ligjore.
Ushqimet dhe rrobat kontrollohen për të mos futur në qeli objekte të palejueshme si telefona, radio dhe gjëra të tjera të ndaluara për të burgosurit e 313-ës.
"Për vitin që flasim nuk kemi patur raste të tilla, duke filluar që nga janari i këtij viti pasi janë vendosur dhe njerëz të aftë, korrekt, të pakorruptueshëm në kontrollin e këtyre sendeve. Megjithatë tendenca e familjarëve për futjen e sendeve është e pranishme dhe ne këtë e ndeshim me ato mjete që kemi për të kontrolluar, gjë për të cilin mbajmë qëndrimin e duhur qoftë ndaj familjarit që tenton të fusë apo qoftë dhe ndaj të paraburgosurit që kërkon të mbajë sende të tilla të ndaluara."
Familjarët shprehen se janë të kënaqur me korrektësinë e zhvillimit të takimeve, por nga aketimi që ka bërë Drejtoria e Burgut 313 si të burgosurit, si familjarët e tyre kërkojnë më shumë takime me njëri-tjetrin./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/