Teksa Shqipëria po shënon shifra në rritje të të infektuarve, masat që po ndërmarrin autoritetet shëndetësore konsistojnë në shtimin e kapaciteteve laboratorike për testimet por edhe me pajisje të ndryshme përsa i përket reparteve intensive që merren me trajtimin e personave që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Pas laboratorit të referencës në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin e SARS COV2 do të kryhen edhe në QSUT. Sipas ekspertëve edhe ky laborator është i biosigurisë 2, i certifikuar nga OBSH. Krahas testimeve Real Time PCR në këtë laborator do të kryhen edhe testimet serologjike të bluzave të bardha, ku në fakt kanë vazhduar gjatë kësaj periudhe për të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë. Profesor Andi Koraqi, Shef i Shërbimit të Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT tha se në fakt këto teste do të bëhen vetëm për të sëmurët e spitaleve COVID 1 dhe COVID 2, siç parashikon dhe protokolli. "Ky laborator përballon 100 teste në 3 orë"- tha ai. Po sa të sakta janë këto teste? Shef i Shërbimit të Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, thotë se askush nuk mund ta thotë me saktësi sesa është marzhi i gabimit. "Por kur flitet për aparatura që i japin përgjigjet në kohë reale dhe laboratore të certifikuara marzhi i gabimit është i vogël"- tha profesor Andi Koraqi.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel