Aksident në Urën Vajgurore, 'Benz-i' përplas për vdekje 71-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë

2020-08-02 1

Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar fatkeqësisht mëngjesin e sotëm në urën Vajgurore të Beratit. Një automjet tip 'Benz' fuoristradë me targa AA 232 PR ka përplasur për vdekje 71-vjeçarin Agim Hajdari, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Dyshimet e para të policisë janë që automjet të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi, por edhe biçikleta i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Për ngjarjen policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 61-vjeçarin Avdulla Salillari dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.