#tvora #rtvoranews
Procesi i përzgjedhjes se kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie, nga anëtarësia, po i jep PD-së mundësinë jo vetëm të hapet ndaj emrave të rinj por edhe për të përfshirë në proces të larguarit e 2017-ës apo kritikët e Bashës.
Për analistin Ilir Demalia kjo nuk është aspak normale. Në një intervistë për Ora News ai shprehet se nëse Basha i hoqi, pse duhen rikthyer sërish.
Ai shprehet se nëse ato janë hequr me të padrejtë, atëherë kryedemokrati duhet të mbajë përgjegjësi.
Demalia: Gjendja është tepër e rëndë. Këta janë futur në një rreth vicioz që nuk e di si do dalin. Fakti që sot ka shkuar sërish në pikën zero reforma zgjedhore, kaq muaj që sillen dhe bëjnë. Të gjitha këto forca politike kanë një synim, të marrin kalin e pushtetit dhe për ta përdorur. Nuk kanë as vullnet për të bërë demokraci. Këto nuk e kanë bërë brenda partive të tyre në radhë të parë. Meqë vijmë prapë tek rikthimi i xhaketave të vjetra të PD-së, më kujton vitet 90? kur komunistët hoqën xhaketat dhe u kthyen demokratë. Ose hoqën xhaketat e sigurimit e u kthyen në spiunë të ShIK-ut.
Edhe këta sot. Ti po më sjell këto që i hoqe. Nëse ti i ke hequr këto me të padrejtë atëherë këtu duhet vënë përpara përgjegjësisë Lulzim Basha. Pse i largove këto deputetë kur ne kishim mundësi më të mira për të bërë një opozitë që të bindnim njerëzit. Atëherë të largohet Basha se dikush duhet të marrë faj. Këto i bëjnë të gjitha e thonë jemi prapë mirë bashkë. Këto bëhen mirë me njëri-tjetrin dhe e gjitha bie në kurriz të njerëzve.
Dega e PD-së në Shkodër ka përzgjedhur 100 emra të kandidatëve të mundshëm për deputetë ku ndër to ishte dhe emri i Jozefina Topallit, ish numrit dy të kësaj partie.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kthimi-i-grupit-te-berishes-ne-pd-demalia-nese-basha-i-hoqi-padrejtesisht-te-mbaje-pergjegjesi/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp