Neurokirurgu i njohur: Pasojat në tru nga Covid, kastrofale dhe të parikuperueshme

2020-08-02 3

#tvora #rtvoranews



Asnjë organ nuk është i paprekshëm nga virusi SARS-CoV-2, por te disa prej tyre pasojat janë të parikuperueshme.

Neurokirurgu i njohur, Erion Musabelliu, në një lidhje me skype nga Kanadaja për Ora News thotë se është dokumentuar që virusi jo vetëm prek trurin, por pasojat kanë qenë kastrofale.

Musabelliu: Ky virus prek, depërton, transmetohet përmes qelizave të vetë organizmit të njeriut në çdo organ dhe sistem. Nuk ka asnjë organ brenda organizmit të njeriut që ky virus nuk mund të depërtojë. Kalon cipën e trurit dhe infekton trurin, organe të tjera që përfshijnë organet gjenitale.Dua të theksoj se organet gjenitale mashkullore kanë një cipë mbështjellëse si cipa e trurit që i ka shërbyer seksit mashkull të mbrohet nga një grup infeksionesh në terësi po kurrësesi nuk i shpëtojnë infeksionit nga Covid 19.Organe të tjera të prekura janë veshkat, me pasoja, dhe urojmë që këto pasoja të mos jetë afatgjatë. Ne kemi vërejtur shenja dhe dokumentuar nga ana laboratorike që pasojat mund të jenë afatgjatë. Organ tjetër që preket është mëlçia. Edhe truri jo vetëm që preket por pasojat kanë qenë kastrofale. Nëse është instaluar një defiçit nga prekja në një zonë të caktuar të trurit ai defiçit do të jetë i përjetshëm te ky individ. Uroj që kjo të mos jetë situata në organe të tjera të prekura.

Dëmtimi i organeve nga virusi sipas mjekut ndodh si te pacientët me simpoma të Covid, ashtu edhe te ata asimptomatikë.

Musabelliu: Infeksioni me Covid-19 te disa pacientë jep shenja klinike, te disa të tjerë jo. Kemi dokumentuar pacientë që nuk kanë pasur simpomatologji klinike, nuk kanë qenë hospitalizuar por është rpovuar nga testi serologjik që kanë kaluar Covid. Janë vërejtur komplikacione të organeve, konkretisht të veshkës dhe mëlçisë.

Mjeku shprehet optimist për rezultetet e vaksinës që po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit dhe shpreson që deri në fund të vitit të kenë një produkt për treg.

Musabelliu: Para pak orësh Universiteti i Oksfordit njoftoi rezultatet e para, janë shumë premtuese. Shpresojmë që edhe rezultatet e dy fazave të mëtejshme të jenë të kësaj lartësie. Shpresojmë që rreth fundit të vitit të kenë realisht një produkt në treg.

Dhe deri në sigurimin e vaksinës, ai ka një apel për qytetarët.

Musabelliu: Secili ka përgjegjësinë për tu mbrojtur.Nuk shpëton kollaj askush nga ky virus nga momenti që infektohet nëse është instaluar infeksioni dhe ka pasur dëmtime edhe të organeve.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/neurokirurgu-i-njohur-pasojat-ne-tru-nga-covid-kastrofale-dhe-te-parikuperueshme/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on I...

Free Traffic Exchange