#tvora #rtvoranews
I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së Çlirim Gjata tha se Rama kërkon që të ndalojë koalicionet me ndryshimet kushtetuese.
Sipas Gjatës kryeministri e bën këtë sepse ka frikë nga humbja në zgjedhje.
Çlirim Gjata: Ne morëm garancitë minimaliste në 5 qershor. Tani del Rama dhe thotë se do të ndryshojë kushtetutën, do hapë listat dhe do të ndalojë koalicionet. Këto do t?i bëjë se e ka parë humbjen. Kemi një deklaratë e Gjermanisë që thotë se po nuk u miratuar marrëveshje ashtu sikurse është nuk do të hapen negociatat.
Pse po i bën kryeministri këto ndryshime? Qeveria teknike, zgjedhje të parakohshme dhe ndryshim sistemi na tha Gjiknuri nuk bëhen, nuk bëhet fjalë. Listat e hapura nuk u pranuar fare nga Gjiknuri. U firmos marrëveshja e 5 qershorit, u firmos edhe nga opozita parlamentare. A nuk ka edhe aty një pikë që thotë se nuk ka ndryshim sistemi?
Ndërkohë, Gjata tha se deputetja Rudina Hajdari e firmosi marrëveshjen e 5 qershorit, kur fare mirë e dinte që u dakord që nuk do të ndryshojë sistemi zgjedhor.
Çlirim Gjata: A firmosi njëherë zonja Hajdari, çfarë kërkon tjetër tani? Pse e firmosi atë marrëveshje, sidomos me pikën që nuk do të preket sistemi derisa të kalojnë këto zgjedhje. Rama po mundohet që të tallet me gjithë shqiptarët dhe fatin e shqiptarëve për të integruar në BE.
Pas marrëveshjes u vu një paqeje politike dhe do të shkonim drejt zgjedhjeve. Por tani Rama e prishi këtë marrëveshje dhe hapi krizën. Rama e ka hallin te ndalimi i koalicioneve sepse është i humbur. Humb gjithë privilegjet. Gjithë shpura i vjen pasit nesërmen që humb zgjedhjet nuk i hapin më telefonin ata.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjata-rudina-hajdari-e-firmosi-marreveshjen-e-5-qershorit-cfare-kerkon-tjeter-tani/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv