Ora News - Ulen testet për Covid: 123 në spital, 81 raste të reja dhe 1 viktimë

2020-08-02 0

#tvora #rtvoranews

Numri i testeve ka rënë ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë, por rastet e reja vijojnë të jenë në shifra të njëjta. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit një pacient ka humbur jetën, ndërsa në dy spitalet Covid situata vijon të paraqitet shqetësuese.

Këtë të hënë në vendin tonë janë kryer më pak testime për të dyshuar me Covid se një ditë më parë, por numri i të prekurve vijon të mbetet i njëjtë si një ditë më parë.

Nga 331 teste që u kryen një ditë më parë, këtë të hënë janë testuar vetëm 267 qytetarë të dyshuar.

I njëjti numër pacientësh si një ditë më parë vijon të mbetet në dy spitalet Covid, ku aktualisht po trajtohen 123 qytetarë, një situatë që për Ministrinë e Shëndetësisëparaqitet shqetësuese.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit ka humbur jetën një pacient i cili ndodhej i shtruar në spitalin ?Shefqet ndroqi?.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë javës që lamë pas numri i të prekurve në 24 orë ka qenë në një trend rritje, mesatarisht 90 qytetarë të prekur në një javë, gjithashtu me trend rritje paraqiten edhe rastet e pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid.

Humbje jete ? Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 ?Shefqet Ndroqi?, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.

Të shtruar ? Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Të infektuar ? Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive. Në total numërohen 4,171 të infektuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon ? 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Të shëruarit ? Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli i ministrisë ? Situata epidemiologjike vijon të paraqitet serioze. Gjatë javës që lamë pas, kishim një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, me një mesatare javore rreth 90 raste. Një trend në rritje janë edhe rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi do të vijojë transmetimin e tij nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin social, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e miratuara.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Çdo shkelje e këtij vendimi është i ndëshkueshëm dhe do të konsiderohet rrezik për jetën e qytetarëve të tjerë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/s...