Perfundon mbledhja e Keshillit Politik

2020-08-02 0

Duke e konsideruar një diskutim të gjerë dhe interesant, Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm për ta vijuar dialogun me opozitën parlamentare dhe atë jashtë parlamentare. Pas 6 orësh mbledhje të Këshillit Politik, palët dolën pa dakordësi. Megjithatë kreu i qeverisë u duk pozitiv se si forcë politike më e madhe, Partia Socialiste do të mund ta bindë për të qenë më fleksibël në këtë proces opozitën parlamentare. Kryeministri theksoi se marrëveshja e 5 Qershorit nuk preket dhe tha se afati për miratimin e saj në parlament është fundi i Korrikut.

"Diskutimi ishte i gjatë, interesant, ne sigurisht që nuk është se hamë ndonjë gjë të re, gjëra që ju i dini që opinioni publik i di. Kemi një qëndrim sipas nesh shumë të qartë dhe ka një realitet politik, i cili imponon një qasje që për ne është e diskutuar le të themi si forca më e madhe por që njëkohësisht kemi dhe detyrimin të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat ku nëse të gjitha palët nuk janë 100 dakord me të gjitha, së paku se cila palë të ketë pjesën e vet le të themi. Mendoj që është e rëndësishëm të diskutojmë, të vazhdojmë të diskutojmë. Ishim të gatshëm ta vazhdonim diskutimin që nesër, pa ndërprerje. Përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare kërkuan kohë, është në të drejtën e tyre. Kemi një kalendar i cili ka një kufi të përcaktuar që është fundi i këtij sesioni parlamentar. Besoj se diskutimi ishte pozitiv. Koha ka kufizimin e vet për shkak se hapja e listave për ne nuk është një variant, por një angazhim karshi njerëzve dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë t?i përfshijmë qytetarët në procesin e përcaktimit të atij që do të jetë grupi jonë i nesërmen parlamentar. Sigurisht që duhet të çojmë deri në fund për sa na takon edhe angazhimin e nënshtruar me 5 Qershor. Kështu që është një proces me dy korsi ku stacioni është fundi i Korrikut. Ne jemi më të mëdhenjt dhe janë dy palë më të vogla që i duan të gjitha për veten e tyre dhe nuk i hapin rrugë njera-tjetrës, por do të mundohemi të punojmë dhe do të mundohemi të bindim opozitën parlamentare që duhet të jetë me fleksibël në këtë proces. Problemi këtu është që opozita parlamentare nuk është vetëm një parti, janë shumë parti, janë shumë individë, kanë një qëllim të përbashkët, kanë një vijë të përcaktuar. Në fund duhet të prevalojë arsyeja e thjeshtë që nuk mund t?i kesh të gjitha dhe që duhet edhe të tjerët të marrin diçka?.

Nga ana e tij, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tha se nga Kryeministri kishin kërkuar që t?i qëndronin marrëveshjes së 5 Qershorit dhe kishin kërkuar prej tij një datë për miratimin e saj në Kuvend pa asnjë ndryshim.

?Në 5 Qershor të gjitha palët politike kanë nënshtruar një marrëveshje që pret miratimin nga parlamenti dhe ne sot i kërkuar informacion kreut të PS mbi angazhimin e tij se kur do të ndodhë miratimi i marrëveshjes. Nuk kemi marrë përgjigje gjatë takimit se kur votohet. Së dyti dua të konfirmoj se ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 Qershorit. Ishte një marrëveshje konsens...