Riatdhesohen 19 shqiptarë nga Gjermania / Zëvendësministrja Voda: Mos abuzoni me rregullat

2020-08-02 0

Me një fluturim të posaçëm janë riatdhesuar nga Gjermania 19 shtetas që kishin thyer rregullat e lëvizjes në BE, apo kishin kërkuar azil të parregullt në këtë vend.


Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaroi se do të merren masa të reja kundër azilkërkimit dhe kundër abuzimit me lirinë e lëvizjes. Kjo për të parandaluar, frenuar e luftuar fenomenin e azilkërkimit abuziv.

Prononcimi për media i zëvendësministres Voda:

19 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot nga Gjermania në Aeroportin e Rinasit, për shkak të shkeljeve të rregullave të lëvizjes në hapësirën Shengen. Të tjera riatdhesime dhe të tjerë qytetarë shqiptarë do të riatdhesohen këto ditë po në aeroportin e Rinasit nga Franca dhe nga Britania e Madhe. Janë shtetas, të cilët kanë abuzuar me ditët e qëndrimit në vendet e hapësirës ?Schengen?, kanë abuzuar me fenomenin e kërkimit të pabazë të azilkërkimit, por edhe për kryerjen e veprave penale.

Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare gjatë të gjithë kësaj kohe ka punuar fort për të ndërgjegjësuar dhe për t?i bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën ?Schengen?, pra në të gjitha vendet e BE-së. Vetëm kështu ata do të mund të kenë shansin të lëvizin lirisht dhe pa asnjë problem në këtë hapësirë, por njëkohësisht Shqipëria do të vazhdojë të marrë nota pozitive nga Komisioni Evropian për respektimin e standardit të lëvizjes së lirë.

Në kuadër të masave që ne kemi marrë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit po punojmë fort, jo vetëm me forcimin e kontrollit kufitar, por edhe pse në kohë të vështira pandemie, po mundohemi të gjejmë forma për ndërgjegjësimin e qytetarëve duke punuar me projekte të ndryshme për t?i thënë qytetarëve shqiptarë stop migracionit të paligjshëm.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RovenaVoda#Riatdhesimi#TopChannel