Top News - Dialogu Kosovë/ Thaçi kërkon koordinim mes SHBA dhe BE

2020-08-02 0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur kundër dialogut teknik me Serbinë. Kreu i vendit, pas takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha tha se dialogu me shtetin fqinj duhet të jetë vetëm për njohje reciproke.


Thaçi kërkoi një bashkërendim më të madh ndërmjet spektrit politik në vend, e mbi të gjitha mes Brukselit dhe Uashingtonit

?Për neve është një rëndësi jetike të kemi një koordinim, e para mes spektrit politik në Kosovë, konsensus sa më të gjerë, sa më përfshirës në mënyrë që të jetë një angazhim i unitetit të qytetarëve, shoqërisë civile, politike dhe institucioneve. Gjithmonë kontributi i Shqipërisë ka qenë i mirëseardhur?, tha ai.

Sipas tij, aspektet teknike me Serbinë janë diskutuar që nëntë vite, ndërsa theksoi se tash dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke.

?Është jetike për neve që edhe faktori ndërkombëtar të jetë i koordinuar, së pari BE-ja të jetë unik, por edhe një koordinim të ngushtë mes Uashigtonit dhe Brukselit në mënyrë që të jetë një proces i sigurt, i besueshëm, dhe pastaj i pranueshëm. Duhet të përmbyllet, jo në aspektin teknik, sepse aspekte teknike kemi diskutuar tash e nëntë vite 2011-2019, por të përmbyllet me njohje reciproke sa më shpejt që është e mundur?, vijoi Thaçi.

E mysafiri i Thaçit, lideri opozitar në Shqipëri, Lulzim Basha tha se bashkërendimi i spektrit politik në Kosovë e fuqizon vendin në dialogun me Serbinë.

?Është pikëpamja ime dhe e Partisë Demokratike se bashkërendimi i të gjithë forcave politike të Kosovës, bashkëpunimi i tyre vetëm e forcon dhe e fuqizon Kosovën në sfidat në të cilat po përballet aktualisht. Po kështu, si parti e orientimit euroatlantik, kam theksuar bindjen dhe besimin se bashkërendimi i ngushtë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative ne raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën evropiane dhe euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e dëshirojnë këtë dhe në veçanti sa i përket dialogut besoj dhe shpreh bindjen se një bashkërendim i tillë do ta fuqizojë, do ta përshpejtojë procesin e dialogut me synimin, njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë?, tha ai.

Propozim-aktakuza ndaj presidentit Thaçi e pasivizojë atë në dialogun me Serbinë, derisa nuk dihet se a do të jetë pjesë e delegacionit për takimet e radhës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For mo...