Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike më në fund drejt përcaktimit të kandidatit për kryetar bashkie të kryeqytetit. Besnik Konçi, ish ambasadori ynë në Beograd gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike është kandidati më i mundshëm për t'u përballur me Edi Ramën, kandidatin e propozuar nga Partia Socialiste.
Konçi gjatë të 40-ave është përzgjedhur nga krerët më të lartë të Partisë Demokratike dhe intelektual jo shumë i përfshirë në funksionet partiake. Kështu Partia Demokratike synon më shumë të paraqesë një kandidaturë jo shumë të lidhur me strutkturat e partisë, por që do të gëzojë popullaritet në Tiranë.
Disa ditë më parë kryetari Sali Berisha u shpreh se nuk është e thënë që më i votuari në seksion të jetë më i votuar dhe në aktiv. Ndërkohë emrat që kanë marrë më shumë pikë në votimet e Partisë Demokratike janë Vili Minarolli, Bamir Topi dhe Kuron Vaceli. Megjithatë kandidatura e Besnik Konçit aktualisht i angazhuar në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duket se do të jetë kandidatura përfundimtare e PD-së për kryetar bashkie në kryeqytet./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/