TIRANE-Report Tv zbardh listën me disa nga propozimet e bazës së Partisë Demokratike për deputetë në nivel qarku. Mes emrave ka edhe disa surpriza. Në Lezhë është propozuar mes të tjerëve edhe emri i analistit Agron Gjekmarkaj, ndërsa në Vlorë rikthehet ish-kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, që më parë ka qenë deputet dhe ministër në qeverinë Berisha. Emrat e propozuar nga anëtarësia do të kalojnë në filtrin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, pjesë e të cilit do të jenë ish ministrat Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj.