Lajme Arkiva 2000
Brojka pretendon se ndër të tjera është shkelur ligji për urbanistikën dhe nuk është kërkuar leje ndërtimi. Ndërsa juristët vënë re se Këshilli i Rregullimit nuk ka lidhje me këto objekte. Ministrisë dhe shëtitorja janë shpallur si monument kulture dhe për këtë arsye bojën, kokën e ushtarëve romakë e të tjera, i vendosin vetëm specialistët e monumentëve. Ministri i Kulturës Edi Rama, sqaron:
Edi Rama: Instituti i Monumentit të Kulturës ka kompetencën ekskluzive të dhënies së mendimeve dhe të ndjekjes së proceve të restaurimit. Nga ana tjetër besoj se të gjithë qytetarët e Tiranës po shikojnë se çfarë ndryshimi rrënjësor po i bëhet qendrës historike dhe unë shpresoj që njeriu i Institutit të Monumentit të Kulturës në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës të ketë folur në emër të profesionit dhe jo në emër të partisë që ai përfaqëson.
Gazetarja: Ju në këtë rast mendoni se nuk ka shkelje ligji? Sipas Brojkës ka një të tillë.
Edi Rama: Unë nuk mendoj që ka një shkelje të ligjit. Unë jam i bindur që nuk ka shkelje të ligjit, përkundrazi ka një respektim të ligjit për pasuritë kulturore. Dhe nëse ligji për urbanistikën thuhet që Bashkia apo KRRT-ja ka të drejtë të japë mendim kur bëhet fjalë për ripunim, këtu kemi të bëjmë me restaurim.
Rikonstruksioni i Ansamblit monument kulture nuk shihet me sy të mirë në këtë prag fushate elektorale. Deri në fund të muajit tjetër Rama ka premtuar se qendra e Tiranës do të ketë fytyrë tjetër, ndërsa kryetari i sotëm i bashkisë po tregon se është gati të mbyllë ditët pas suvasë dhe dritareve të ngrëna nga mola. Më mirë zhuli se humbja./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/