Paketa e katërt, Soreca dorëzon ndihmat e BE-së në spitalin COVID- 4: Do vijojmë mbështetjen

2020-08-02 0

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ishte sot në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore të dërguara nga BE për spitalet shqiptare, si pjesa e paketës së katërt të ndihmave. Kjo ceremoni u bë në spitalin COVID 4 dhe vlera e këtyre pajisjve shkon në 650 mijë euro. Sipas ambasadorit ndihmat nuk do të ndalen këtu, sepse do të ketë edhe dy paketa të tjera. "Vlera e gjithë këtyre pajisjeve, që janë fjalë e fundit e teknologjisë, është 650 mijë euro. Kjo është ndihmesa e katërt për Shqipërinë, që ka mundur të bëhet realitet në mënyrë shumë të shpejtë falë BE-së. Këto pajisje do të shkojnë në ato spitale ku është shumë e nevojshme. Donacionet nuk përfandojnë këtu, seose do të kemi edhe dy të tjera, pasi lufta me koronavirusin nuk ka marrë fund. Këto pajisje të reja japin një ndihmesë shumë të vyer në trajtimin e koronavirusit, por këto mjete nuk do të përdoren në rast se qytetarët respektojnë masat anti COVID. Falenderoj pa masë mjekët dhe infermierët që kanë punuar kaq fort këtë periudhë. Në mënyrë dramtike kanë kufizuar dëmet nga COVID-19.Unë besoj se jemi me të njëjtën mendje, jemi me të njëjtat sjellje, dhe të zbatojmë rregullat. Vetëm në këtë mënyrë do ia dalim dhe për këtë do të keni mbështetjen e Bashkimit Europian. Ne e kemi ndihmuar Shqipërinë me dy krizat që ka patur këtë vit, ndërsa Shqipëria na ka ndihmuar me projektet që kanë patur lidhje me BE-në,"-u shpreh Soreca.

Free Traffic Exchange