Qeveria britanike ka firmosur për 90 milionë doza të vaksinave më premtuese të koronavirusit që janë në zhvillim e sipër.
Vaksinat që kërkojnë anglezët janë duke u testuar nga një aleancë mes kompanive farmaceutike BioNtech dhe Pfizer, si dhe firmës Valneva. Marrëveshja e re është përpos porosisë së bërë për një sasi të madhe dozash të vaksinës së Universitetit të Oksfordit që po zhvillohet nga AstraZeneca.
Është ende e pasigurt megjithatë se cila nga vaksinat eksperimentale do të funksionojë. Vaksina kundër Covid-19 shihet gjerësisht si shansi më i mirë për të rikthyer jetën tonë në normalitet.Hulumtimi po zhvillohet në një shkallë të paparë ? bota u bë e vetëdijshme për koronavirusin në fillim të vitit, por tashmë më shumë se 20 vaksina janë në prova klinike. Disa mund të provokojnë një përgjigje imune, por asnjë nuk është provuar ende se mbron kundër infeksionit.
Shumë ekspertë e shohin prodhimin e një vaksine të sigurt dhe të efektshme si të vetmen rrugëdalje nga pandemia që ka infektuar miliona dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 600 mijë personave në mbarë globin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britain#AstraZeneca#TopChannel