Top News - Basha në Prishtinë/ 'Do heq taksën e rrugës së kombit'

2020-08-02 0

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, kete hene zgjodhi te jete ne Kosove, ne nje vizite dy ditore te tij. Ne Prishtine , takimin e pare, ai e zhvilloi dhe kryeminitrin Avdullah Hoti te cilit, i ka dhene mbeshtetjen e plote per dialogun dhe bindjen se do te kete vetem nje perfundim njohjen e republikes se Kosoves dhe Serbise. Duke e cilesuar te rendesishme bashkepunimin ekonomik, Basha dha nje zotim ne Prishtine.

?Tek unë, PD dhe opozita do të keni një partner të devotshëm. Punët e nisura me Rrugën e Kombit, liberalizimin ekonomik, të vazhdojnë më tej. Bashkëpunimi ynë ka për qëllim të prodhojë më shumë mirëqenie dhe vende pune për qytetarët tanë në Shqipëri dhe Kosovë. Një ndër vendimet e para si kryeministër i zgjedhur do të jetë heqja e taksës dhe e traut në rrugën e Kombit. Vendim i padrejtë që rëndon mbi ekonominë e Kosovës dhe të Shqipërisë?

Vizita ne Prishtine, kishte parashikuar takim edhe me presidentin Hashim Thaci . Basha theksoi se roli i SHBA dhe BE është një parakusht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në raport me suksesin e çdo iniciative që do çojë në njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve. Duke iu referuar akuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës mbi presidentin Thaci dhe ish kryeparlamentari Veseli, Basha u shpreh:

?Shpreha mbështetje totale të PD dhe opozitës për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve politike në Kosovë për ata që sakrifikuan 22 vite për lirinë e Kosovës e që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësine e fruteve të lirisë në vecanti për presidenti Thaci dhe bashkëpunëtorët e tij?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#Kosovo#TopChannel