Top News - Studimi mbi popullsinë/ Në 2100, Shqipëria 1.32 mln banorë

2020-08-02 0

Renia e numrit te popullsise ne Shqiperise do te vazhdoje per fat te keq ne menyre te pandalshme edhe per vitet ne vazhdim, sic kane parashikuar edhe studime apo eksperte te ndryshem. Sipas nje studimi ne revistes shkencore the lancet popullsia e Shqipërisë parashikohet te jete 1.32 milionë banorë në vitin 2100, duke u tkurrur me 52% në krahasim me vitin 2017, sipas skenarit, që bazohet në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Studimi ka hartuar skenarët e fertilitetit, vdekshmërisë, migracionit dhe popullsisë për 195 shtete dhe territore nga 2017 në 2100 dhe ka modeluar popullsinë e ardhshme, duke iu referuar skenarëve alternativë në funksion të fertilitetit, migracionit dhe normave të vdekshmërisë. Shqipëria penalizohet nga fertliteti i ulët, që në në vitin 2100 pritet të zbresë në 1.17 dhe migacioni i lartë. Raporti vlerëson dhe madhësinë e prodhimit të brendshëm bruto të çdo vendi dhe territori në skenarin referencë. Edhe në skenarin referencë, popullsia e Shqipërisë pritet të bjerë në 1.97 milionë banorë në vitin 2100, me një tkurrje prej gati 30% në raport me vitin 2017. Duke kombinuar skenarët e vdekshmërisë, fertilitetit dhe migracionit, raporti parashikon që popullsia globale në skenarin referencë të kulmojë në 9.73 miliardë në vitin 2064 dhe më pas të bjerë në 8.79 miliardë në vitin 2100. Parashikimet referencë për pesë vendet më të mëdha në vitin 2100 janë India (1.09 miliardë, nga 1.38 mld që ka sot), Nigeria (791 million, nga 206 milionë banorë në 2017-n), Kina (732 million, nga 1.19 mld që ka sot), the SHBA-të (336 million, nga 325 që ka sot) dhe Pakistani (248 million, nga 214 sot). Gjetjet parashikojne se do te kete një zhvendosje në strukturën e moshës së popullsisë globale, ku pritet që mosha mesatare të rritet nga 32.6 vjeç në vitin 2017 në 46,2 vjeç në 2100. 23 shtete në skenarin referencë, përfshirë Japoninë, Tailandën dhe Spanjën pritet që të kenë një rënie të popullsisë më të madhe se 50%, nga 2017 në 2100; Popullsia e Kinës pritet të bjerë me 48?0%.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Studim...