Në një intervistë në Rreze Dielli ishte i ftuari eksperti i okultit Altin Bogdani, I cili foli për bestytnitë të cilat shoqërojnë femrat gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes së foshnjes, të cilat për disa nuk duhen besuar pasi nuk kanë një bazë shkencore, ndërsa për disa janë të vërteta. Parashikimi I gjinisë së foshnjës është një ndër bestytnitë më të zakonshme të cilat kemi dëgjuar, sipas të cilës mënyra së si shkelmon foshnja, tregon edhe gjininë e tij.
?? Përgjithësisht në rrafshin fizik kuptohet edhe nga nuri, që I bie vet femrës nëqoftëse I bie nur I bukur e ka femër, nëqoftëse bëhen me vula e ka djalë. Dallimi është që në ngjizje, sepse ka të bëjë me kromozonet, kemi të bëjmë përshembull me kromozonin x dhe y që të lindi një djalë,ndërsa që të lindi një vajzë duhet të jenë dy kromozone x, kromozoni x ka përmbajtje progresteroni kurse y ka testosteron, tashmë këto i ka shpjeguar dhe arketipet e energjisë Karl Jung, I cili e lidh me animën dhe animusin. Animusi është shpirti mashkullor, që e keni ju femrat domethënë se ke femra ngaqë është dominant hormone progesteron, dhe është në nivel më të ulët, hormoni I testosteronit,që ka të bëjë me aksionin, me veprimin, me muskujt, kurse progesterone ka të bëjë me butësinë, me dashurinë, me emocionet, domethënë më të ëmbla, më feminile, që e quajmë ne. Dhe që të ngjizet një fëmijë dhe sipas dëshirës, kjo varet edhe nga gjendja emocionale, e të dy partnerëve, në çastin e ngjizjes?.??, shprehet eksperti I okultit Altin Bogdani.
Ky është një ndër shpjegimet e tij, se si mund të bëhët parasikimi I gjinsë së foshnjës. Ndërsa ka edhe një shpjegim rreth bestytnisë që kemi hasur shumë shpesh, se nëna dhe foshnja nuk duhet të dalin nga shtëpia në 40 ditët e para, pas lindjes.