Makarona me qofte dhe salcë në furrë nga zonja Vjollca

2020-08-02 8

Makarona me qofte dhe salcë në furrë
Përbërësit:
500 gr makarona
2-3 vezë të zjera
3 lugë gjelle parmixhan
200 gr mozzarella
1 kavanoz star
Beshamel
600 gr qumësht
50 gr gjalp
50 gr miell
Kripë dhe arrë moskat
2 lugë gjelle parmixhan
Përgatitja:
Ziejmë makaronat për 8 minuta në ujë të valuar me kripë për 4 minuta më pak se minutazhi I shkruar në etiketë. Ndërkohë dhe vezet I kemi zjerë për 10 minuta. Kullojmë makaronat dhe i vendosim në një tas si dhe shtojmë salcën me qofte të gatuara me kavanoz star. (Gran ragu polpete) 60 gr për 4 persona, 90 gr 1 racion përziejmë makaronat me salcën dhe qoftet. Përgatisim beshamelin, gjalp, miell I kaurdisim sëbashku pa I dhënë ngjyrë pqr 5 minuta. Shtojmë pak nga pak qumështin e ngrohtë dhe përziejmë vazhdimisht deri sa të na formohet një salcë e lidhur shtojmë kripë, arrëmoskat i përziejmë dhe pasi të valojë e largojmë nga zjarri shtojmë pak parmixhano. Në një tavë vendosim fillimisht 3-4 lugë gjelle beshamel e hapim në të gjithë sipërfaqen e më pas vendosim disa feta me vezë të ziera. Disa kubikë djath mozzarella ose djath të tymosur e spërkatim lehtë me pak beshamel dhe pak parmixhano të grirë. Shtojmë pjesën tjetër të makaronave, fetat e vezëve, kubikë me djath mozzarella ose të tymosur, beshamelin e mbetur , parmixhano dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.