#tvora #rtvoranews
Në laboratorët privat tashmë do të mund të kryhen testet serologjike të miratuara nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Kjo lloj analize do të përdoret për të parë nëse e keni kaluar apo jo koronavirusin.
Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News, gazetarja Anxhela Celibashi ka folur më gjatë për hapjen e këtyre klinikave private ditën e sotme dhe si do procedohet.
?Në njoftimin e djeshëm, Ministria e Shëndetësisë është shprehur se këto teste serolgjike do të përdoren jo vetëm për të ndihmuar në përballimin e situatës pandemike, por edhe për të bërë një vëzhgim se cilët do jenë ata persona, dhurues të gjakut të tyre për të krijuar kështu materialin i cili do të përdoret si mënyrë kurimi për koronavirusin.
Testet serologjike nuk tregojnë nëse je mbartës apo jo i koronavirusit, por tregojnë nëse e ke kaluar apo jo atë. Një test serologjik bëhët edhe për të parë edhe krijimin e antitrupave në gjak. Në rast nëse kemi krijim të antitrupave në masë në gjakun e një personi i cili e ka kaluar tashmë koronavirusin, ai mund të përdoret edhe për një lloj antitrupi për të sulmuar virusin në persona të cilët aktualisht koronavirusin.
Nuk është përcaktuar ende se sa do të kushtojë, dita e sotme pritet që të jenë laboratorët e parë të cilët do ta kryejnë dhe do të kërkojnë miratimin nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për kryerjen e këtyre tamponeve dhe më pas do te shihet sa do të kushtojnë, por gjithsesi pritet të jetë një çmim i konsiderueshëm?, është shprehur Anxhela.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/cfare-tregon-testi-serologjik-dhe-ja-kush-mund-ta-beje/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv