Batuta e Vasilit: Rama kërkon një fushë vetëm me lojtarët e tij, dhe portën bosh për të shënuar

2020-08-02 0

#tvora #rtvoranews
Ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës zgjedhore do të mbledhin sërish Këshillin Politik ditën e nesërme (20 korrik) ku prezent do të jetë dhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama ka pranuar kërkesën e opozitës parlamentare për hapjen e listave, pavarësisht se kjo e fundit ka qenë pjesërisht, teksa ka deklaruar se këto e bëjnë të mundur realizimin e koalicioneve parazgjedhore.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një intervistë për Ora News shprehet se koalicionet janë të patjetërsueshme. Sipas tij, kjo është një manovër e kryeministrit për të shpëtuar kokën e tij.

Ai thotë se Rama kërkon të krijojë një fushë vetëm me lojtarët e tij dhe me portën kundërshtare bosh për të shënuar.


Vasili: Bëhet fjalë për një manovër të kryeministrit për të shpëtuar kokën e tij. E drejta e garës së partive politike, vetëm apo me koalicione, është një e drejtë kushtetuese dhe e patjetërsueshme. Erdhi në konkurimin në koalicion. Koalicioni krijon një frymë bashkëpunimi. I jep atë që Edi Rama nuk do që të dëgjojë, i bashkon interesi i vetëm për të larguar Ramën si e keqja më e madhe e vendit. Përsa i takon listat, ju keni parë që ai nuk i ka hapur listat. Një e treta e listës mbetet e mbyllur, pjesa fituese. Ndërsa pjesa e cila ka mundësi minimale ose zero për të fituar, bëhet e hapur. Kuptohet që kjo ka të bëjë vetëm me një maskaradë. Rama kërkon të ketë vetëm një fushë brenda së cilës të ketë 11 lojtarë të vetë, ndërsa përballë të mos ketë asnjë dhe portën bosh për të shënuar.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/batuta-e-vasilit-rama-kerkon-nje-fushe-vetem-me-lojtaret-e-tij-dhe-porten-bosh-per-te-shenuar/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp