Një i vdekur në 24 orët e fundit/ Ja sa raste të reja u konfirmuan - Vizion Plus

2020-08-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër pacient ka humbur jetën për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore prej koronavirusit.Rovena Daja nga Ministria e Shëndetësisë raportoi për një 69-vjeçare nga Shkodra që ka humbur betejën me virusin. Në këtë mënyrë, numri total i viktimave ka shkuar në 112.?Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen nje 69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, megjithe trajtimin dhe perpjekjet e medha të stafit mjekësor.?Nga ana tjetër, raste të reja për këtë të diel kemi 82. Ata janë zbuluar midis 331 të dyshuarve të testuar.?Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.?Gjithsej në Shqipëri kemi 4.090 të infektuar.