Ora News - Korçë, punimet artizanale me thupër, mundësi vetëpunësimi për romët e egjiptianët

2020-08-02 13

#tvora #rtvoranews
Thurja e thuprës është tradita që mund të ndihmojë të rinjtë e komunitetit rom dhe egjiptian të vetëpunësohen. Disa prej tyre ndoqën një kurs tre mujor pranë Qendrës profesionale në juglindje.

Për tre muaj, të rinj nga komuniteti rom dhe egjiptian në Korçë u trajnuan në thurjen e thuprës.

Punimet e para i prezantuan në një panair, ndërsa tashmë sfidë kanë krijimin e mundësive për vetëpunësim.

?Kemi mësuar mirë dhe themi të vazhdojmë më tej?.

Për mjeshtri e thuprës, Xhevahir Hysa, ruatja dhe përçimi i kësaj tradite është pasuri për qytetin.

Por ai thotë se koha për të përgatitur mjeshta të mirëfilltë nuk ishte e mjaftueshme.

Hysa: Është e trashëguar nga gjyshërit tanë dhe kemi dëshirë që tua përcjellim të rinjve. Të rinjtë kishin shumë zell të mësonin por koha ishte e limituar.

Kursi i mjeshtrave të thuprës erdhi si Risi në qendrën Profesionale në Korçë, ku synimi është që të kthehet si shërbim për qytetarët.

Për vite me radhë, mjeshtrit e shportave në komunitetin rom thuajse e kishin braktisur zanatin për shkak të mungesës së tregu, ndërsa prej pak vitesh kjo traditë synohet të rigjallërohet.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/korce-punimet-artizanale-me-thuper-mundesi-vetepunesimi-per-romet-e-egjiptianet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp