Spektakli i flamingove në bregdetin e Pish-Poros të Fierit, shtohet numri i tyre në lagunat tona

2020-08-02 0

Spektakli që dhurojnë flamingot në qiell mund të shihet me sy të lirë pasi ke përshkruar një rrugë relativisht të gjatë për në bregdetin e Pish-Poros në Fier. Këto zogj të mrekullueshëm shihen gjithnjë e më shumë në këtë zonë. Ato qëndrojnë disa orë në gjolin e Pish-Poros dhe në mbrëmje largohen në drejtim të dy lagunave, Karavastasë dhe Nartës.

Drejtori Zonave te Mbrojtura në Fier, Ardian Koçi duke folur për Report Tv tregoi se numri i flamingove është shtuar këtë vit. Ai tha se flamingot janë shpendë ujore migratorë dhe ende nuk kanë arritur ende të krijojnë foletë në vendin tonë.