Numri i të infektuarve në këtë moment vetëm në Shtip është rreth 300. Numri më i madh i të infektuarve janë nga konfeksionet e Shtipit në të cilat përkundër restriksioneve të para, sërish punëtoret janë transportuar me furgona në të cilat nuk janë respektuar kurrfarë masash parandaluese. Kapacitetet e Spitalit klinik në Shtip janë përplot, ndërsa drejtoresha e Qendrës së Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve që të vetëdijesohen dhe të fillojnë të mbajnë maska mbrojtëse.