Kryeministri i Kosovës u përgjigjet akuzave të opozitës: Në dialog vetëm për njohje - Vizion Plus

2020-08-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti thekson se përfundimi i dialogut me Serbinë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë Beograd. Me anë të një postimi në facebook, Hoti shkruan se qeveria e tij, ka marrë përgjegjësitë shtetërore në dialog, në bazë të kushtetutës.AVDULLAH HOTIKRYEMINISTER I KOSOVES ?Me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitaritetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë. Kjo është qasja jonë në dialog, që është legjitime dhe e vetme. Koha e politikës izoluese dhe e frikës për t?u përballur është tashmë pas nesh.?Hoti thekson më tej se qeveria e tij, e ka rikthyer Kosovën në vendin që i takon, përkrah ndërkombëtarëve, dhe se asksh nuk po e përmend më integritetin territorial të Kosovës.AVDULLAH HOTIKRYEMINISTER I KOSOVES?Për një muaj, ne e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve tanë ndërkombëtarë. Nga një raport i lënduar me BE dhe SHBA, tani kemi mbështetje nga të gjithë për cakun e dialogut, që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve. Për një muaj, ne hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës, të cilën më nuk e përmend kush.?Reagimi i kryeministrit të Kosovës, vjen pas kritikave ndaj tij nga partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike, dhe së fundmi edhe nga këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.Ky i fundit me anë të një postimi në facebook, shkruan se ?të ulesh me nxitim dhe kokë në vete përballë Vuçiç dhe Lajçaknë tavolinën e dialogut, në momentin që presidenti i shtetit merret në pyetje atje nga Gjykata Speciale, nuk është as etike dhe as e mençur.?Kryeministri Hoti u takua më 16 korrik me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, pas 20 muajsh ndërprerje, ndërsa presidenti hashim Thaçi ndodhej në Prokurorinë e Hagës ku për 4 ditë me rradhë u mor në pyetje për akuzat ende të pakonfirmuara për krime lufte.

Free Traffic Exchange