Keshilli Politik mblidhet në orën 11,Rama pjesë e mbledhjes, Basha në Kosovë delegon,Gazment Bardhin

2020-08-02 4

#tvora #rtvoranews


Të hënën në orën 11, rikthyet këshilli politik për reformën zgjedhore, ku do të diskutoi listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve. Krah Damian Gjiknurit, në këshillë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa PD, do të përfaqësohet nga Gazmend Bardhi. Opozita parlamentare do të përfaqësohet me Rudina Hajdarin dhe deputetin Myslym Murrizi, i cili këtë organ me herët e ka krahasuar me ?komitetin e shpëtimit te bandave te marsit 1997?.

Këshilli politik, tashmë me një formulë të re përfaqësimi, do të mblidhet të hënën në orën 11, për të diskutuar mbi tri çështje që u hapen për diskutim nga opozita parlamentare dhe partia socialiste pas marrëveshjes së 5 qershorit, hapjen e listave, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e pragut.

Përveç atyre emrave që kanë qenë në këshill prej muajit janar, të hënën në mbledhje do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa partia demokratike do të përfaqësohet me sekretarin e përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Në të njëjtën kohë kur kryeministri do të jetë në këshill, lideri i opozitës Lulzim Basha, nis një seri takimesh me liderët politik në Kosovë.

Kryeministri Rama, propozoi që pjesë e këshillit të jetë edhe presidenti, por ky i fundit e ka refuzuar pjesëmarrjen.

Në këshill politik do të ketë ndryshime edhe në emrat e opozitës parlamentare.

Përveç deputetes Rudina Hajdari, pjesë e mbledhjes do të jetë edhe deputeti Myslim Murrizi, i cili me herët këtë organ ?kopil? duke e krahasuar me ? komitetet e shpëtimit te bandave te marsit 1997?.

Qëndrimi i ndërkombëtarëve kundër dhe presioni i politikës në Tiranë e detyruan kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet për ndryshimet kushtetuese dy javë para se ta miratonte në Parlament.

Ishte Presidentit Ilir Meta, i cili në orët e para të mëngjesit të së premtes në një takim me liderin e opozitës ka marrë dakordësinë e Lulzim Bashës për t?u rikthyer në Pallatin e Kongreseve për ndryshimet kushtetuese, propozim që u pranua edhe nga kryeministri Rama.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/keshilli-politik-mblidhet-ne-oren-11-rama-pjese-e-mbledhjes-basha-ne-kosove-delegon-gazmend-bardhin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp