Report TV - Ekspozita/'Magjia' e periferisë së Tiranës në Muzeun Historik Kombëtar

2020-08-02 1

Magjinë gjë gjendet në cepat e periferive të kryeqytetit, si në Baldushk, Petrelë, Fark apo Dajt, si rrallëherë i gjejmë së bashku në ekspozitën ?Motive tiranase? të piktorit Zaim Elezi në këtë 100-vjetor të Tiranës-kryeqytet në Muzeun Historik Kombëtar.

?Kjo ekspozitë zhvillohet në periferi. E gjitha është ajo që ne nuk e shikojmë. Këto janë pika shumë të bukura edhe interesante, që mua më kanë nxitur jo vetëm t?i hedh në tablo, por edhe t?i dua. Motivet tiranëse në veshje, dasmë, edhe shtëpitë karakteristike janë motive që më kanë frymëzuar?. shprehet piktori Elezi.Artisti e ka bërë këtë zgjedhje jo për të përjashtuar qendrën e kryeqytetit apo zhvillimet që po ndodhin në të, por për dritën, ngjyrën edhe intimitetin, që të falin këto peizazhe natyrore, të cilat mbartin në vetvete edhe një të shkuar, që ndryshe nga qendra, vështirë se tjetërsohet.

?Ndërtimet tradicionale i ruaj në tablo, jo për mision, por për të treguar nga kemi ardhur, për dritën, ngjyrën edhe intimitetin që falin këto shtëpi të vjetra. Ndërsa, lidhja ime me Tiranën është e kahershme, unë vet jam me origjinë nga Dibra?.

Ekspozita ?Motive Tiranase? vazhdon të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.