Report TV -Mashtrimi i madh/ ‘Kurum’ u merr 210 milionë euro 5 bankave në Shqipëri me bilance

2020-08-01 7

Një skandal i përmasave të mëdha financiare përfshin kompaninë më të madhe të prodhimit të hekurit në Shqipëri, ?Kurum International SHA?, pjesë e ?Kurum Demir?, kompanisë më të madhe të hekurit në Turqi. ?Kurum? në Shqipëri ka mashtruar me bilance të rreme 5 banka të nivelit të dytë në vendin tonë, duke u marrë 210.3 milionë euro kredi, në një kohë kur kishte nisur procedurat e falimentimit. Skandali raportohet nga media turke ?SABAH?. Mashtrimi në Shqipëri është pjesë e një mashtrimi të madh ndërkombëtar, me bazë në Turqi. Sipas ?SABAH?, ?Kurum Demir? dhe degët e saj u kanë marrë kredi me bilance të falsifikuara 33 bankave në Shqipëri, Turqi dhe Angli.