Ora News - Kurum nën akuzë, mediat turke: Mashtroi bankat përmes manipulimit të bilanceve

2020-08-01 0

#tvora #rtvoranews

Kompania Kurum, e cila operon dhe në Shipëri, akuzohet për mashtrim në Turqi. Sipas mediave vendase, edhe pse me humbje drejtuesit e kësaj sipërmarrjeje deklaronin fitime, duke arritur të përfitonin shuma të mëdha kredije nga bankat.

Kurum po përballet me akuza për falsifikim të bilanceve me qëllim përfitime financiare në Turqi. Madje gazeta ?Sabah? shkruan se bëhet fjalë për mashtrimin më të madh banker në 10 vitet e fundit ku janë përfshirë 14 institucione financiare në Turqi dhe 19 në shtete të tjera.

Kurum e cila vepronte në industrinë e hekurit, thuhet në shkrim, ishte ndër kompanitë më të mëdha të industrisë së turqisë deri në vitin 2013. Por pas kësaj kur teknologjia ndryshoi dhe ccmimi u bë më konkurruese, Kurum nisi të kishte probleme.

Sabah duke iu referuar dosjes së prokurorit publik të Anadollit, shkruan se kompania ka mbyllur humbjet duke manipuluar të dhënat e kontabilitetit duke e referuar si sipërmarrje fitimprurëse. Përmes kësaj formule, thuhet në material, janë marrë 500 milionë dollarë prej bankave

Edhe në vitin 2016 Kurum Demir u paraqit në dyert e gjykatave për falimentim, por 41 ditë para verdiktit u paraqit një bilanc sipas ?Sabah?, i rremë. Ndërsa vetëm në vitin u vendos falimentimi.

Gazeta shkruan më tej se Kurum themeloi kompaninë në Shqipëri, përmes së cilës janë huazuar 210.3 milionë euro nga pesë banka ndërkombëtare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kurum-nen-akuze-ne-turqi-sabah-mashtroi-bankat-permes-manipulimit-te-bilanceve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp