http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo tabelë informuese për të patur kujdes, nuk I ka stepur pushuesit që të vizitojnë zonën. Bëhet fjalë për plazhin e Porto Novës, në Vlorë, i cili në fakt është i ndaluar për tu frekuentuar, pasi ai paraqet rrezik. Eksperienca e viteve të më papashme nuk ka qenë aspak pozitive, pasi kanë humbur jetën disa pushues.I ndodhur në Zvërnec një vend pak i izoluar nga zona urbane, ky plazh është destinacion për turistët e huaj dhe ata vendas, të cilët e frekuentojnë prej vitesh duke bërë edhe kamping.Prej dy vitesh jetojë në Shqipëri dhe ne Vlorë vijë shpesh. Në këtë plazh kaq të izoluar është hera e parë që vij,është vërtet bukur, nuk jam i informuar për rrezikun as për aksidentet që kanë ndodhur. Nuk I kam lexuar as tabelat informuese. - shprehet një turist amerikan.Edhe pse rruga për të shkuar në këtë destinacion është e pashtruar, pushuesit vijnë në këtë zonë për të shijuar qetësinë dhe privatësinë. Plazhi i Porto Novës ndodhet afër lagunës së Nartës dhe tërheq jo pak turistë gjatë sezonit.