Shtyhet ngritja e Kushtetueses.Keshilli i emerimeve skualifikon kandidatet per 2 vende - Vizion Plus

2020-08-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata kushtetuese nuk do te jete funksionale te pakten deri ne fundin e ketij viti. Keshilli I emerimeve ne drejtesi dje ka skualifikuar pothuaj te gjithe kandidatet qe kishin aplikuar per dy vendet vakante te shpallura ne kete gjykate nga parlamenti vjet ne gusht dhe nga presidenti shtatorin e vitit te kaluar. Ne perfundim te mbledhjes qe ka zgjatur 9 ore keshilli ka njoftuar se 3 kandidate jane terhequr dhe 6 te tjereve u eshte ndaluar kandidimi. Nga 10 kandidate qe kishin aplikuar per dy vendet ne gjykaten kushtetuese, vetem nje nuk eshte skualifikuar. Ne kete situate nese kandidatet nuk bejne ankim ne gjykaten administrative, javene ardhshme keshilli I emerimeve ne drejtesi do ti drejtohet parlamenti dhe presidentit me kerkesen qe te rihapin garen. Duke pasur parasysh kohen nga shpallja e gares tek afati i fundit per aplikim, e me pas verifikimi i kandidateve, pikezimi dhe renditja e tyre; duket se gjykata kushtuese nuk do te mund ta kete kuorumin e nevojshem per séance plenare as kete vit. Ne skenarin me pozitiv, gjykata kushtetuese ne fund te vitit mund te kete 5 anetare, pasi keshilli I emerimeve ne drejtesi ka ende ne proces verifikimi te kandidateve per nje vend vakant qe presidenti e ka shpallur nentorin e vitit te kaluar.Aktualisht ne gjykaten kushtetuese jane 4 anetare, por shqyrtimi I ceshtjeve ne séance plenare kerkon 6 gjyqtare e deri sa te plotesohet ky kuorum kushtetuesja mund te vendose vetem cila ceshtje kalon ose nuk kalon ne séance plenare.

Free Traffic Exchange