TIRANE-Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes duke mbrojtur fëmijët nga një lojë virtuale që po qarkullon me emrin ?Jonathan Galindo? dhe që mund t'i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes. Loja e re virtuale ?Jonathan Galindo? vjen pas disa lojërave virtuale siç kanë qenë ?Balena Blu? dhe ?Momo?.
Por si funksionon? "Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emrin "Jonathan Galindo" dhe duke përdorur imazhe të ndryshme të ?Cursed Goofy? dhe më pas iu dërgojnë mesazhe grave dhe fëmijëve nëpërmjet platformave të mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë një lojë, duke iu referuar sfidës së Balenave Blu, e cila ka ngjashmëri me sfidën ?Momo?.