Report TV -Ambasadori rus: Marrëdhëniet Moskë-Tiranë, jo në ditët më të mira

2020-08-01 2

Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Shqipërisë nuk është në fazën më të mirë. Kështu shprehet ambasadori rus në vendin tonë, Mikhail Afanasiev në një intervistë për ReportTv, teksa shprehet se Moska vlerëson kryesimin e Shqipërisë në OSBE.

?Nuk mund të jemi krenar me nivelin e marrëdhënieve te tashme mes dy vendeve. Rusët e thjeshtë dhe qeveria ruse e konsiderojnë Shqipërinë një vend shumë të mirë. Ka mosmarrëveshje mes Moskës dhe Shqipërisë përsa i përket sigurisë në Europë dhe Ballkan por kjo nuk na pengon të mos kemi bashkëpunim. Vlerësoj OSBE-në kryesimin? tha ai.