Top News - Covid, në Malin e Zi/ Shtohen ndjeshëm infektimet

2020-08-01 0

Mali i Zi u bë vendi I fundit në Europë që regjistroi infektime me koronavirus dhe i pari që shpalli fundin e pandemisë brenda kufijve, pasi për 28 ditë rresht, nuk kishte shënuar më raste të reja të Covid 19. Nga marsi deri në maj, vendi fqinj shënoi vetëm 324 raste dhe 9 viktima. Por në 16 korrik, numri i përgjithshem I infektimeve shënonte 1,582. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është rritur shpejt pas analizimit të 2,000 kampionëve të ardhura nga Gjermania, nga të cilat dolën pozitivë 475. Autoritetet malazeze I kishin dërguar për testim për shkak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme për t`I kryer vetë. Por si u shndërrua Mali i Zi, nga vendi ?pa koronavirus? në vendin me numrin më të madh të të infektuar për 100,000 banorë në Ballkanin Perëndimor? Ndihmësi i drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begic, në një bisedë për Radion Europa e Lirë thotë se beson që arsyeja kryesore e kësaj është fakti se të gjithë, si shoqëri, u liruan dhe nuk u mbrojtën nga virusi. Por ai e tërheq vëmendjen edhe tek lëvizjet ndërkufitare. ?Importi i virusit më nuk mund të shmanget dhe kjo ishte e qartë për të gjithë. Për sa kohë që ekziston kjo sëmundje përkthe dhe për sa kohë që është kudo në botë, nuk ka vende apo territore të mbrojtura apo të sigurta?, tha Begic. Eksperti mendon se problemi kryesor qëndron edhe tek vetë virusi, pra te karakteristikat e tij, dhe mbi të gjitha në faktin se një numër i madh i personave të infektuar, ata që janë të gatshëm dhe të aftë për të transmetuar infeksionin, nuk kanë simptoma. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Bashkimi Europian e largoi Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta në të cilat lejohet udhëtimi, për shkak të situatës së keqe epidemiologjike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaliZi#TopChannel

Free Traffic Exchange