Top News - Kapet 'Ramboja' Gjerman/ Pas pesë ditësh betejë në pyll

2020-08-01 7

Pas një gjuetie pesë ditorë njeriu, policia gjermane ka arritur më në fund të prangosë atë që në mediat dhe ato botërore mori nofkën ? Rambo? i Pyllit të zi. 31 vjecari Yves Rausch u fsheh në pyllin pranë Oppenaut, në jugperëndim të Gjermanisë pasi kërcënoi katër oficerë policie dhe u mori pistoletat. Për gjetjen e tij ishte angazhuar një njësi elitë e forcave policore, detektorë termikë dhe qen të stërvitur. Në operacionin e kapjes së një njeriu të vetëm ishin përfshirë më shumë 2.530 efektivë. Rausch, që e njihte shumë mirë pyllin, u kthye në një objektiv mjaft të vështirë për policinë. Më në fund pas pesë ditësh, 31 vjecari u gjet i fshehur në një kaçubë me katër armë zjarri të vendosura para tij dhe një sëpatë në prehër. I riu mbeti I plagosur lehtë, e po kështu edhe një officer policie që u godit me sëpatë. Asnjëri prej tyre nuk ka nevojë për trajtim spitalor. Një punonjës poste I dha forcave të rendit informacione të rëndësishme, që cuan në arrestimin e të shumëkërkuarit. I ashtquajturi Rambo për shkak të personazhit të famshëm të interpretuar nga Sylvester Stallone jetonte në një kasolle, e sipas të ëmës ishte dëbuar nga banesa e vet me qira vitin e kaluar. Policia tha se ai kishte precedentë penalë: dhjetë vjet më parë, iu dha një dënim tre vjecar se kishte qëlluar një grua me hark, ndërsa vitin e kaluar iu gjetën materiale pornografike fëmijësh, e po hetohej dhe për posedim eksplozivësh.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rambo#Gjermani#TopChannel