“Jonathan Galindo” loja virtuale që mund të çojë deri në vetëvrasje. Kujdes fëmijët nga 10 – 18 vjeç

2020-08-01 4

#tvora #rtvoranews
Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes nga një lojë virtuale që po qarkullon me emrin ?Jonathan Galindo? dhe që mund t?ju çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes.

Sipas hetimeve të policisë, personat më të prekur janë fëmijët e moshave nga 10 deri në 18 vjeç, të cilët bëjnë pjesë dhe në grupet më të prekshme të shoqërisë.

?Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kibernetike, Njësia ?C? për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale prej disa kohësh ka evidentuar daljen dhe zhvillimin e një loje të re dhe të rrezikshme virtuale, e cila quhet ?Jonathan Galindo?. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, loja e re virtuale ?Jonathan Galindo? vjen pas disa lojërave virtuale siç kanë qenë ?Balena Blu? dhe ?Momo?, njofton policia.

Si funksionon loja virtuale

?Jonathan Galindo?, i njohur edhe si ?Cursed Goofy?, është një personazh i përshkruar si një njeri i veshur me një maskë qeni ?Goofy? dhe është i lidhur me sfidën Balena Blu.

Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emrin ?Jonathan Galindo? dhe duke përdorur imazhe të ndryshme të ?Cursed Goofy? dhe më pas iu dërgojnë mesazhe grave dhe fëmijëve nëpërmjet platformave të mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë një lojë, duke iu referuar sfidës së Balenave Blu, e cila ka ngjashmëri me sfidën ?Momo?.

Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t?i kërcënojë se do bëjë publik informacionin e tyre personal.

Nëse personat të cilët kanë marrë mesazhet do të pranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë me 50 sfida të ndryshme dhe si përfundim sfida e fundit mund t?i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes.

Policia saqaron se pamja e përdorur nuk është pamje e cila detyrimisht duhet të tregojë që përdoruesi i saj të jetë pjesë e kësaj sfide, pasi ajo mund të përdoret dhe nga përdorues të ndryshëm për qëllime tërësisht të ndryshme. Imazhet e përdorura në profilet e këtyre llogarive kanë origjinën nga stilisti Samuel Canini dhe datojnë të paktën në vitet 2012-2013.

Personazhi ?Jonathan Galindo? aktualisht është i paidentifikuar, por profili i parë i përdorur për këtë qëllim vjen nga platforma sociale ?TikTok?, në vjeshtën e vitit 2019.

Që nga krijimi i këtij profili, llogari të shumta të ngjashme me njëra-tjetrën janë shfaqur në të gjithë rrjetet sociale si: TikTok, Twitter, Instagram, Discord dhe më shumë, duke dërguar mesazhe tek përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale dhe duke i inkurajuar ose kërcënuar ata që të marrin pjesë në këtë sfidë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/policia-apel-per-mbrojten-e-femijeve-nga-loja-virtuale-mund-ti-coje-deri-ne-vetevrasje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on...

Free Traffic Exchange