#oranews #rtvora #news #albanianews #lajme #lajmeshqip #lajmedite
Lajmet më të fundit të përgatitura nga redaksia e televizionit.
Ndryshimet kushtetuese kanë rikthyer Këshillin Politik, dhe mazhoranca e opozita jashtëparlamentare do të mblidhen të hënën e 20 korrikut në orën 11:00, për të diskutuar.
PS do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama dhe nga deputeti Damian Gjiknuri, ndërsa PD nga ish-deputeti Oerd Bylykbashi dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
I ftuar në ??RTV Ora?, ish-deputeti i Partisë Demokratike, tha se nuk ështëe nevojshme që kreu i opozitës Lulzim Basha të marrë pjesë në mbledhje, pasi do diskutohen çështje teknike.
Ai shpreht se është gjë e mirë që kryeminstri Rama po refleketon, por asnjë nga dakordësitë e firmosura më 5 qershor nuk duhet të ndryshojnë.
Klevis Balliu: ?Nuk është ndonjë marrëveshje e madhe politike. Këtu bëhet fjalë për një dakordësi midis partive politike për çështje teknike me të cilat nuk mund të merret një lider partie. Por, në PS duke qenë se Rama është vetë teknik, vetë kryetar, vetë minstër, vetë deputet, e koncepton që çdo gjë duhet ta bëjë ai. Në Partinë Demokratike funksionon hierarkia. Duke marrë parasysh që kjo është një dakordësi deri më tani e arritur, çdo dakordësi e firmosur më 5 qershor nuk duhet të lëvizë. Është shumë mirë që Edi Rama po reflekton. Nuk ka nevojë për një takim të tillë sepse janë çështje teknike, që bëhen fjalë për rregullat e lojës, jo për një marrëveshje politike. Nuk ka nevojë që të shkojë kryetari i Partisë Demokratike.?
Për Balliun, Rama vepron njësoj si presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, i cili sipas tij ndryshoi kushtetutën për të mbajtur pushtetin.
Klevis Balliu: ?Sa herë Edi Rama ndihet vetëm, ndihet i lënë pas dore, sa herë q
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/balliu-rama-si-erdogani-kerkon-te-ndryshoje-kushtetuten-per-te-mbajtur-pushtetin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp