Gjiknuri fton Bashën dhe Metën në mbledhje: Do të jetë edhe Rama - News, Lajme - Vizion Plus

2020-08-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësuesi socialist në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri propozoi që mbledhja e Këshillit për të diskutuar për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore të mbahet të hënën ose të martën.Në kundërpërgjigje të opozitës, që u shpreh e gatshme në ulet në tryezë për të vijuar diskutimet, Gjiknuri tha në reagimin për mediat se në mbledhje do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.Për këtë arsye ai ftoi edhe krerët e partive opozitare jashtë Parlamentit që po ashtu të marrin pjesë.?Duke ndjekur deklarimet e opozitës jashtëparlamentare në lidhje me procesin e shqyrtimit nga Kuvendi të propozimit të deputetëve të opozitës parlamentare, për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin për të ballafaquar pikëpamjet tona përmes dialogut konstruktiv, ju propozoj: Mbledhjen ditën e hënë apo të martë (përkatësisht në 20 ose 21 Korrik, sipas disponimit tuaj), ora 11:00, të një tryeze të Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Duke ju informuar se në këtë mbledhje Partia Socialiste do të përfaqësohet përveçse nga unë edhe nga kryetari Rama, ju bëj me dije se në rast dëshire edhe prezenca e kryetarëve përkatës të opozitës jashtëparlamentare, do të ishte plotësisht e mirëpritur nga ana jonë.?Gjatë kësaj të premteje ishte Edi Rama ai që ?nxiti? një takim mes krerësh në tryezën e Këshillit Politik, kur pranoi të shkojë atje bashkë me Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Opozita jashtëparlamentare tha se është gati të ulet që sot, por vetëm nëse marrëveshja e 5 qershorit miratohet sa më parë pa asnjë ndryshim.