http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë në dispozicion dy laboratorë për të kryer testimin e personave të dyshuar si me koronavirus.Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha këtë të premte se laboratori i dytë do të jetë në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?.Ajo e cilësoi këtë një mundësi të mirë për të shtuar numrin e testimeve.?Me hapjen e këtij laboratori të dytë, krijojmë baza të mira për të rritur dhe për të zhvilluar testimin, i cili në fakt do të vijojë të ketë një objektiv kyç: gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre. Sepse ne për asnjë moment nuk e kemi humbur vëmendjen nga qëllimi primar i testimit. i cili është pikërisht gjurmimi, izolimi dhe mundësia e kufizimit dhe e ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit. Ky laborator i çertifikuar, siç e premtuam, do të rrisë kapacitetet e testimit dhe për t?iu përgjigjur strategjisë së testimit të realizuar me ekspertizën e Komitetit Teknik të Ekspertëve.?Ministrja garantoi se edhe laboratori i dytë është i certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.