Reforma Zgjedhore Kume: Ashtu si u arrit marrëveshja e 5 qershorit, do kemi sërish dakordësi

2020-08-01 0

#tvora #rtvoraneës



Tashmë duket se diskutimet për ndryshimet kushtetuese përsa i përket procesit të reformës zgjedhore do të kalojnë sërish në këshillin politik.

Presidenti Ilir Meta i ka bërë ftesë kryeministrit Rama si dhe kryedemokratit Basha për të qenë pjesë e kësaj tryeze, një ftesë të cilën ata e kanë pranuar.

Për ish kryetarin e KQZ-së, Kristaq Kume, kjo fazë e dytë e punës së Këshillit Politik është e rëndësishme.

Në një intervistë për Ora Neës ai shprehet se dakordësia do të gjendet sërish, njësoj siç u gjet edhe në fazën e parë e cila u konkretizua me marrëveshjen e 5 qershorit

Kume: I gjithë ky proces, për të gjithë ata që e kanë ndjekur nga afër e dinë që nuk ka qenë e lehtë. Por megjithatë në fund dakordësia është bërë e mundshme dhe kjo është fiksuar si e tillë në marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo do të thotë që ne nuk kemi pse të mendojmë që është e vështirë që palët të gjejnë fjalën të përbashkët edhe për këtë fazë të dytë të punës së këtij këshilli për këto çështje shumë të rëndësishme. Nuk janë vetëm problemet e listave dhe pragut zgjedhor por ne sot ndodhemi përpara një dokumenti në të cilin parashikohen ndryshime në mënyrën se si duhet të zbatohen ndryshimet.
Ne kemi propozimin e ndarjes së vendit në dy njësi të mëdha zgjedhore që i përafrohet më shumë asaj proporcional kombëtar, kjo gjë e sfumon shumë garën me koalicione. Pra çdo subjekt politik të garojë e vetme dhe të dëshmojë se sqa mbështetës ka në të gjithë Shqipërinë. E rëndësishme për mua është që këto çështje të jenë objekt diskutimi dhe vendimarrje e të gjithë palëve dhe sot në këto kushte e këtë situatë, e vetmja mundësi për të realizuar është puna në këshillin politik. Prandaj unë e përshëndes deklaratën e kryetarit të mazhorancës që është i gatshëm që të ulet sëbashku me të tjerët dhe të gjejnë zgjidhjen e interesave politike si dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë.
Gjithashtu Kume shprehet se mënyra se si u zhvillua i gjithë procesi për reformën zgjedhore, pra modeli i Këshillit Politik duhet të shërbejë si një shembull për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Kume: Të gjitha pikat që kanë marrë një dakordësi në këshillin politik nuk kanë marrë vetëm miratimin e 4 përfaqësuesve aty, por të ekspertëve të të gjitha palëve të cilët i kanë shqyrtuar mirë këto pika. Për mua, modeli i Këshillit Politik për reformën zgjedhore është një shembull shumë i mirë i zgjidhjes së krizës politike që ka kapur vendin prej më shumë se një viti. Gjithçka është produkt i dakordësisë së 4 aktorëve. Ajo që e cila nuk u arrit të bëhej ishte dakordësia për ndryshimin e sistemit dhe është fiksuar në dokumentin e 5 qershorit. Por mos harrojmë se në momentin kur 4 përfaqësuesit firmosën dokumentin e 5 qershorit, në të njëjtën kohë ata deklaruan që puna e tyre nuk mbaronte këtu por do të vazhdojë me të njëjtin ritëm për këto çështje që kanë rënë dakord kohë përpara. E gjitha kjo nëse do të realizohet kështu siç është nisur prej fillimit do të sjellë vetëm të mira.

Intervist...