Koronavirusi, qytetarët edhe më tej nuk mbajnë maska

2020-08-01 1

Mosrespektimi i masave dhe mos mbajtja e maskave për mbrojtje nga Covid-19 mbetet problem serioz. Edhe gjatë 24 orëve të fundit Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 218 shkelje për mos-mbajtje të maskës. Nga policia vazhdojnë të apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të jenë më vigjilent dhe të respektojnë masat dhe protokollet për ballafaqimin me Kovid-19. Në rrugët e kryeqytetit vërehen qytetarë që i respektojnë masat por ka shumë prej atyre që nuk e respektojnë distancën dhe nuk i mbajnë maskat.